Antikorrupsioni: Grkovska të luftojë me ne – jo të kritikojë!

Kabineti i Grkovskës: Nisma që nuk janë në kompetencën tonë

Komisioni Antikorrupsion përmes një komunikate është shprehur i befasuar nga reagimi i Kabinetit të Zv/Kryeministres Grkovska, sic thonë, për akuza të pabaza, njofton KlanM.

Sipas tyre, lidhur me lëndën për Kryebashkiakun e Strugës, Ramiz Merko, aspak nuk është përmendur kabineti i Zv/Kryeministres për politika të sundimit të mirë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Antikorrupsioni, sic percjell KlanM, i quan të pabaza kritikat për punën e Komisionit, sic thonë, aq më tepër kur vijnë nga një organ që lufton korrupsionin.

“Të gjitha lëndët e KSHPK-së në mënyrë të rregullt dhe konform ligjeve janë elaboruar dhe dorëzuar në institucionet kompetente. Mosveprimi i institucioneve tjera nuk është përgjegjësi e KSHPK-së, për shkak se konform kompetencave tona ligjore nuk kemi mekanizma për të ndikuar në punën e tyre dhe dinamikën e veprimit. Është e domosdoshme që në interes të qytetarëve dhe progresit në zgjidhjen e rasteve korruptive, organet kompetente bashkërisht t`i drejtojnë kapacitetet e tyre për një qëllim të përbashkët, në vend që në manyrë të pabazë të sulmohet puna e Antikorrupsionit”, thonë nga Komisioni për Antikorrupsion

Dje, sic njofton KlanM, nga Qeveria ishin ankuar se nuk është hera e parë që Komisioni Antikorrupsion në kabinetin e Zv/Kryeministres Slavica Grkovska të dorëzojë nisma që nuk janë në kompetencën e saj, kurse rikujtojnë se Qeveria dhe Zv/Kryeministrja nuk janë organe hetuese.

“Duke marrë parasysh ndarjen e pushtetit në nivel lokal dhe qendror, Zv/Kryeministrja Grkovska nuk ka ka dhe nuk mund të ketë kompetenca ndaj funksionarit të zgjedhur në zgjedhje. Zv/Kryeministrja vetëm mund të jep rekomandime lidhur me respektimin e parimeve për sundim të mirë, asgjë më tepër”, thonë nga kabineti i zv.kryeministres, Grkovska.

Paraprakisht, të premten, gjatë një press-konference, Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, në detaje prezantoi se cfarë nismash kishin ndërmarrë lidhur me Ramiz Merkon, por se institucionet nuk ka reaguar.

Sipas saj, sic njofton KlanM, vënia në “lista të zezë” të Ramiz Merkos, nuk do të shkaktonte reagime të këtilla në opinion, nëse Prokuroria Publike, Këshilli Gjyqësor, MPB-ja dhe institucionet tjera kompetente do ta kishin kryer detyrën dhe vepronin sipas iniciativave të Komisionit Antikorrupsion./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share