Anti-korrupsioni hap lëndë për punësimet në Klinikën e Toksikologjisë

Komisioni kundër korrupsionit me iniciativë ka hapur rast për kontrollin e të dhënave për gjendjen pasurore të drejtorit ekonomik të Klinikës së Toksikologjisë Besija Iljazi.

Arsyeja pse Komisioni Anti-korrupsion hap rast është se ajo ka dorëzuar dy fletë anketuese në të cilat ka shënuar pasurinë e saj – njëra kur ishte këshilltare në Komunën e Tetovës dhe tjetra pasi ishte drejtoreshë ekonomike e Klinikës së Toksikologjisë.

Megjithatë, të dhënat në dy pyetësorët nuk janë identike dhe ndërkohë nuk është raportuar ndonjë ndryshim.

Ndryshe, ditë më parë vetëm me nënshkrimin e drejtoreshës Besija Iljazi, 18 punonjësve në Klinikën e Toksikologjisi iu vazhduan kontratat e punës.

Komisioni për Antikorrupsion Maqedoni
Shëndetësia në Maqedoni

Lexo gjithashtu
Total
0
Share