PROBLEMET TJERA – PAPUNËSIA, PAGAT E ULËTA, SHËNDETËSIA, ARSIMI…
Pjesa më e madhe e qytetarëve vlerëson se problemet kryesore në vend janë krimi dhe korrupsioni, por edhe inflacioni, rritja e cmimeve dhe harxhimet jetësore. Kështu thonë disa rezultate të anketës që për MKD.MK e ja zbatuar Agjencia “Market Vision” nga 16 deri më 25 shtator me 1.200 të anketuar.
Krimi dhe korrupsioni paraqesin problemin më të madh në vend – pajtohen qytetarët në anketën që për MKD.MK e ka zbatuar Agjencia “Market Vision”.
Në vendin e dytë renditen inflacioni, rritja e çmimeve dhe harxhimet jetësore. Anketuesit janë përgjigjur se probleme paraqesin edhe papunësia, pensionet dhe pagat e ulëta, problemet në shendetësi, migrimi dhe arsimi.
Krahasuar me rezultatet e hulumtimit të Marsit 2024, perceptimi i opinionit për krimin dhe korrupsionin ulet, derisa në fokus mbeten inflacioni, rritja e çmimeve dhe harxhimet jetësore.
Në pyetjen se për cilën parti do të votonin, nëse nesër mbahen zgjedhjet parlamentare, 45.2% janë prononcuar për VMRO-DPMNE-në, 13.9% për BDI-në, 11.7% për VLEN, 11.2% për LSDM-në, 10.6.% për “Levicën” dhe 6.7% për Lëvizjen “Znam”.
Anketa është zbatuar nga 16 deri më 25 shtator me përdorimin e metodës CATI – anektë telefonike me ndihmën e kompjuetrit me 1.200 të anketuar.