ANKETA NXJERR FITUESE OPOZITËN
Nëse javën e ardhshme mbahen zgjedhjet parlamentare, VMRO-DPMNE-ja do t`i fitonte këto zgjedhje, thotë anketa telefonike e IPIS -Institutit për hulumtime Politike Shkup, njofton KlanM.
VMRO-DPMNE, sipas kësaj ankete udhëheq me 7% para LSDM-së, derisa lideri Hristijan Mickoski ka besim prej 13.5% kundrejt Kryeministrit Kovaçevski me 5%.
Në anketën e njëjtë, sic njofton KlanM, lideri I “Levicës”, Dimitar Apasievi ka 3% besim, ish-Kryeministri Nikola Gruevski me 2.3%, kurse në bllokun shqiptar udhëheq Ali Ahmeti me 6.6% para Bilall Kasamit dhe Arben Taravarit.
Publikimi I kesaj ankete, sic njofton KlanM, ka detyruar LSDM-në që të reagojë përmes një komunikate.
Anketat e rreme me porosi, nuk janë asgjë tjetër veçse shpresë të rreme për Mickoskin thonë socialdemokratët, duke e akuzuar organizatorin e hulumtimit si të afërt me opozitën
“Anketat me porosi të VMRO-DPMNE-së nuk mund ta mbulojnë mos angazhimin e Kryebashkiakëve të kësaj partie e as faktin se Mickoski s`ka qëndrim për asnjë çështje të rëndësishme. Asnjë anketë e rreme nuk do t`i ndihmojë Mickoskit që assesi të përgjigjet; a është për BE-në apo për “Levicën”? – thonë nga LSDM.
Ndryshe, sipas anketës së IPIS, sic percjell KlanM, më shumë se një e treta e qytetarëve – 39.7% nuk I besojnë asnjë politikani, kurse thuajse një e pesta apo 18.3% nuk do të votonin për asnjë parti.