BRUTALITET QË I KALON TË GJITHA KUFIJTË
Pa ushqim, pa ujë dhe në një hapësirë pa ventilim janë lënë tetë ditë rreth një mijë kafshë në fermën e derrave në fshatin Tarinci të komunës së Karbincit, informojnë nga Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi”. Sipas tyre masat parandaluese kundër sëmundjes “murtaja e derrave” duhet të bëhen në mënyrë më humane.
“Rreth 5.000 deri 10.000 kafshë jetojnë për të tetën ditë pa ujë dhe ushqim në një hapësirë pa ajr, të lënë të ngordhin. Ndërkohë, dënim me vdekje dhe një përplasje mes institucioneve, ku do të groposen 10 mijë kafshë, të cilat, do të kalben të gjalla në agoni derisa nuk e lëshojnë frymën e fundit e pastaj u pret masakër. Sadizëm, brutalitet që i kalon të gjitha kufijtë e arsyes. Në qoftë se të gjitha epidemitë do të zgjidheshin me vrasje, nuk do të kishim qenie të gjalla në planet!”, thonë nga Anima Mundi.
Shumica e këshilltarëve në Këshillin e Komunës së Karbincit në një seancën vendosën që ferma private e derrave në të cilën do të asgjësohen rreth 9.000 derra të lejohet të bëjë një gropë në atarin e fshati Trogerc i Epërm, ku nuk ka objekte në një rreze prej një kilometri.
Ndryshe banorët e fshatit Tarinci dhe Nov Karorman protestuan dhe nuk lejuan makineritë e ndërtimit të hapin një gropë për shkatërrimin e derrave mes dy fshatrave, me frikën se kjo do të nënkuptonte fatkeqësi mjedisore, ndotje të tokës, ujit dhe do të dëmtonte shëndetin e tyre./KlanMacedonia