Anglia ka ekipin më të shtrenjtë

Skuadrat pjesëmarrese në botëror vlejnë 15 mld Euro

831 lojtarët e Kupës së Botës 2022 kanë një vlerë totale të llogaritur të transferimit prej 15 miliardë Euro.

Ky është vlerësimi i bërë nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive. Përfaqësuesja më e kushtueshme është Anglia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Futbollistët e saj të marrë sëbashku vlejnë thuajse 1.5 miliardë Euro. Menjëherë më pas është Brazili me 1.45 miliardë.

Vlerën e 1 milirardë eurove i kalojnë edhe Franca, Spanja, Portugalia dhe Gjermania. Ekipi që kushton më pak është Kosta Rika.

26 futbollistët e marrë sëbashku kushtojnë 23 milionë Euro. Më i kushtueshmi mes lojtarëve duke përllogaritur moshën, kohën e kontratës është Jude Bellingham.

Anglezi i Borussia Dortmund vlen 202 milionë Euro.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share