“TË SHKURTOHET ADMINISTRATA E JO TË VENDOSEN TAKSA TË REJA”
Çmimet e ushqimit në bursat botërore, gjatë gjithë vitit shënojnë rënie deri në 20%, kurse në vendin tonë, në krahasim me vitin e kaluar, për 20% është rritur çmimi I produkteve ushqimore. Për shkak të luftës në Ukrainë, sic percjell KlanM, u shtrenjtuan ushqimet, por edhe u rrit çmimi I fuqisë punëtore dhe për këtë shkak fitohet përshtypja se çmimet nuk u kthyen në nivelin e mëparshëm. Kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Trajan Angelovski, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, thotë se çmimet e ushqimit asnjëherë nuk do të kthehen në nivelin e mëparshëm, njofton KlanM.
TRAJAN ANGELOVSKI – KRYETAR I LOE
“Shumë njerëz largohen nga vendi ose gjejnë punë në vende tjera dhe po rritet çmimi i punës. Mungojnë kuadro të caktuara, kështuqë pritej shtrenjtimi jo vetëm I ushqimit por edhe shërbimeve tjera. Lufta në Ukrainë shtrenjtoi ushqimet, por edhe rriti çmimin e punës dhe për këtë shkak fitohet përshtypja se çmimet nuk u kthyen në nivelin e mëparshëm” – tha Trajan Angelovski – kryetar i LOE.
Qeveria, sic njofton KlanM, hapi temën e importit të fuqisë punëtore. Por, përse është shumë vështirë të gjenden punëtorë, kur merret parasysh se ka mbi 100.000 të papunë dhe 200.000 të tjerë që aspak nuk kërkojnë punë?
“Vlerësojmë se duhet të reformohet puna e Agjencisë për Punësim, Ministrisë së Arsimit, që prodhon kuadro për të cilët është vështirë të gjendet punësimi dhe ndoshta të ndikohet në ekonominë gri që të zgjidhet problem. Mirëpo ikjen e punëtorëve në Evropën Perëndimore, ku paguhen më tepër, ne duhet ta kompensojmë. Duhet të mendohet në këtë drejtim” – tha Angelovski.
Kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Trajan Angelovski, sic percjell KlanM, thotë se duhet të shkurtohet administrata e jo të vendosen taksa të reja. Ai vlerëson se ka hapësirë të madhe për racionalizim dhe se institucionet shtetërore duhet të fokusohen në harxhimet joracionale që paraqiten në ndërmarrjet publike, në aparatin shtetëror. /KlanMacedonia/