Ish-Kancelarja gjermane ka kryer shpenzime të larta
Angela Merkel është vënë në shënjestër nga Ministria gjermane e Financave për shkak të shpenzimeve tepër të larta të zyrës së saj në Bundestag.
Lajmi për ish-kancelaren gjermane është bërë e ditur nga gazeta Der Spiegel, e cila citon një raport qeveritar për komisionin e buxhetit të parlamentit gjerman, sipas të cilit shpenzimet mes të tjerash kanë të bëjnë edhe me numrin e punonjësve në zyrë, aktualisht nëntë nga katër të planifikuar.
Sipas gazetës, ish-kancelares gjermane i është vënë gjithashtu në dukje se zyra e saj ka për qëllim vetëm përmbushjen e detyrimeve post-zyrtare dhe se përjashtohet nga përdorimi për qëllime private ose për të gjeneruar të ardhura shtesë.
Nën objektivin e Ministrisë së Financave, kanë përfunduar edhe shpenzimet e udhëtimit, rimbursimi i të cilave do të merret në konsideratë vetëm nëse ish-kancelarja ka udhëtuar për llogari dhe në interes të Federatës Federale të Gjermanisë.
Aktualisht pensioni i Merkelit është rreth 15,000 euro në muaj. Deri në fund të jetës së saj ajo ka gjithashtu të drejtë për roje sigurie, një makinë shërbimi me shofer dhe një zyrë në ambientet e Bundestagut në Berlin së bashku me një staf që punon për të.
Klan News