Anetarët e NATO-s luftojnë për gjetjen e kryetarit të ri 

Disa qeveri kerkojne një grua si Sekretaren e parë

Gara për  zgjedhjen e kreut të ri të NATO-s  po zhvillohet e në hije, pa asnjësinjal të qartë se kush mund të jetë fituesi.Kreu aktual i NATO-s JensStoltenberg do të japë dorëheqjen në fund të shtatorit pas nëntë vjetësh në këtë post.

Kohët e fundit janë përfolur disa emra të mundshëm qëmund ta pasojnë Stoltenbergunnë krye të aleancës ushtarake. Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Ëallace deklaroi javën e kaluar se e lakmon këtë pozicion. Por, ndërsa disa qeveri kërkojnë një grua si sekretaren e parë të përgjithshme të NATO-s, kryeministrja daneze MetteFrederiksen po shfaqet gjithashtu si një pretendenteserioze.

Kryeministrja e EstonisëKajaKallas, presidentja e Komisionit EuropianUrsulavonderLeyen dhe zëvendëskryeministrja kanadeze ChrystiaFreeland janë gjithashtu emra të mundshëm në diskutimet mes diplomatëve.

Por diplomatët thonë se Kallasmban një qëndrim shumë të ashpër ndaj Rusisë.

Emra të tjerë që dalin shpesh në diskutime janë kryeministri veteran holandez MarkRutte dhe kryeministri spanjoll PedroSanchez.

Por Rutte këmbëngulse nuk e dëshiron këtë punë. Ndërsa Sanchezështë para zgjedhje të përgjithshme këtë vit.

Disa diplomatë dyshojnë gjithashtu se shumë kandidatë të mundshëm mund të jenë të papranueshëm për presidentin turk TajipErdogan.Turqia, së bashku me Hungarinë, po e pengojnë tani anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Mungesa e dukshme e kandidatëve me mbështetje të gjerë ngre mundësinë që mandati i Stoltenberg-ut të zgjatet përsëri, ndoshta deri në samitin tjetër të NATO-s në vitin 2024.

Stoltenberg ka thënë se nuk po kërkon të qëndrojë më gjatë. Por nuk ka saktësuar se si do të përgjigjet nëse i kërkohet një gjë e tillë./KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share