Anëtarësimi i Ballkanit në BE, Michel: Zgjerimi i bllokut është jetik

Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet ose rrezikon të përballet me një “perde të re të hekurt” përgjatë krahut të tij lindor, tha të hënën presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Zgjerimi është jetik për të ardhmen e BE-së sepse pa zgjerim ekziston një rrezik për një perde të re të hekurt,” tha Michel në një intervistë me një grup të zgjedhur gazetarësh.

“Do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme nëse do të kishit një lagje të paqëndrueshme me mungesë prosperiteti ose mungesë zhvillimi ekonomik. Këto janë interesat tona të përbashkëta – të vendeve kandidate dhe BE – të bëjmë përparim, të përshpejtojmë,” shtoi ai.

Nëntë vende nga Evropa Lindore dhe Ballkani Perëndimor janë aktualisht duke pritur për t’u bërë anëtarë të plotë të BE-së. Procesi i anëtarësimit në bllok është jashtëzakonisht i gjatë dhe kompleks, me vendet kandidate që u kërkohet të përmbushin kërkesat e ashpra të BE-së, duke përfshirë reforma të rëndësishme gjyqësore dhe kushtetuese.

Ndërsa pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia ka injektuar një shtysë të re në politikën e fjetur të zgjerimit të BE-së, përpjekjet për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit rrezikojnë të pengohen nga shtetet anëtare më skeptike.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share