Ancelotti: Besoj se askush nuk ka dyshime për atë që do të ndodhë

Karim Benzema qenë arkitekti kryesor i sezonit të jashtëzakonshëm që ka çuar Real Madrid në triumfin në La Liga dhe, mbi të gjitha, në fitoren e papritur në Ligën e Kampionëve.

Pas golit që ka mbyllur finalen e Superkupës së Europës kundër Eintracht Frankfurt, Karim Benzema po udhëton drejt Topit t Artë 2022, atë që do të jepet në tetor me parametra të reja.

Praktikisht do të merret për bazë sezonin i sapo mbyllur dhe jo viti kalendarik. Pas ndeshjes në Helsinki, trajneri Carlo Ancelotti ka qenë i qartë:

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Është një lojtar shumë i rëndësishëm, një lider. Ka shënuar shumë gola, e ka mbyllur shumë mirë sezonin. Tani e ka radhën Topi i Artë. A ka dyshime? Besoj se askush nuk ka dyshime”.

Të premten del lista e 30 finalistëve të Topit të Artë dhe, siç ka thënë Ancelotti, nuk ka dyshime që do ta fitojë sulmuesi i tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share