Rezultate të mira kanë dalë nga analizat e bëra në fundjavë mbi cilësinë e ujit në qytetin e Gostivarit.
Informacionin e bëjnë të ditur nga Komuna e Gostivarit nga ku thonë se qytetarët nga dita e sotme mund ta konsumojnë ujin nga rrjeti i ujësjellësit të qytetit. Nga aty thonë se analizat janë nga Instituti për Shëndet Publik – Gostivar.
Për këtë arsye, ashtu siç edhe dje paralajmëroi kryetari Valbon Limani, është prishur marrëveshja me kompaninë private nga Strumica, e cila realizonte analiza për ujin në Gostivar e rezultatet e të cilës dilnin ndryshe, respektivisht bienin ndesh me ato të Institutit për Shëndet Publik.