Analistët: Marrëveshja finale Kosovë-Serbi s’arrihet sivjet

“PROGRESI E PËRSHPEJTON ANËTARËSIMIN NË NATO E BE”

Marrëveshje finale me njohje reciproke Kosovë-Serbi nuk mund të ketë sivjet vlerësojnë analistët politik në Kosovë. Madje ata thonë se shpesh herë në opinion po shihen deklarime aspak fqinjësore here pas here edhe kërcënuese mbi zhvillimet në rajon.

“Vendimi i gjykatës kushtetuese për çështjen e dialogut e ka bërë të qartë se Qeveria e Kosovës është përgjegjëse për një proces të tillë. Por për shkak të rëndësisë që ka ky proces konsiderojë që është e rëndësishme që opozita të marrë pjesë në fazën finale sidomos opozita duhet të luajë rol në vendosjen e vijave të kuqe në mbrojtjen e sovranitetit dhe të pacenueshmërisë së kufijve”, deklaroi Gazmir Raci, analist politik.

Ndërsa, profesori i Shkencave Politike, Shqiprim Pula tha se subjektet politike parlamentare natyrisht që duhet dhënë kontributin e tyre për sa i takon forcimit të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Nëse i bëjmë një analizë deklarimeve publike të presidentit serb Vuçiq duket se këtë vit kalendarik nuk do të kemi marrëveshje përfundimtare ndemjet Kosovës dhe Serbisë dhe shto faktin janë deklarime aspak fqinjësore here pas here edhe kërcënuese mbi zhvillimet në rajonin tonë prandaj nuk duhet pritur me entuziazëm se këtë vit mund të ketë një marrëveshje të tillë ndoshta për më vonë do të rriten pritshmëritë për një marrëveshje të tillë”, deklaroi SHqiprim Pula, Profesor i SHkencave Politike.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, po përkrahjet edhe nga Shteteve të Bashkuara të Amerikës./KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share