Presidentja Siljanovska – Davkova ka amnistuar ish-Kryetarin e Komunës së Manastirit, Vladimir Taleski, I cili ishte I dënuar me 7 vite burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin “Transportuesi”. Me faljen, dënimi I ulet për 1 vit.
Falje të pjesërishme mori edhe Marjan Efremov, I akuzuari I parë në lëndën “Spiuni”.
Në mesin e atyre me falje të pjesërishme janë edhe Muharem Ali nga Shkupi, Todor Popov nga fshati Miravcë, Tomislav Simonov nga Shkupi, Pero Kuzmanovski nga Gradsko dhe Zhivko Delixhakov. Ata përfituan ulje të dënimit për dy respektivisht tre muaj.
Me vendimin për falje, vuajtja e dënimit me burg u zëvendësohet me dënim me kusht për Akif Ravmanovskin nga Haraçina, Nikola Trpçevskin nga Ohri dhe Shenol Maslani nga Haraçina.
Sipas njoftimeve të mediave një nga të amnistuarit është pjesë e narko-kartelit “Baron”.
Vendimet për falje të të dënuarve, Presidenti I miraton me rekomandim të Komisionit për falje.
Presidentja Siljanovska – Davkova, e cila funksionin e mori në maj të këtij viti, anëtart e rinj të Komisionit për falje I emëroi në korrik të 2024.
Presidenti I vendit, zakonisht për festa, sikurse janë Ilindeni, Viti I Ri e të ngjashme, jep amnisti për një numër të caktuar të të burgosurve, për arsye shëndetësore, sjelljes së mirë dhe shkaqeve familjare, por shpeshherë amnistimet jepen edhe për arsye tjera. Filtri I parë bëhet nga Komisioni për Falje të Presidentes, kurse mendimin e jep edhe Ministria për Drejtësi.
Vendimi I fundit për falje të presidentes, rastësisht ose jo, ndodhi gjithashtu për festë – shënimin e sotëm të 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, e cila është festë shtetërore dhe ditë jopune për të gjithë qytetarët.