Prindërit kanë kërkuar hetim në lidhje me këtë produkt pas vdekjeve të nëntë foshnjave vitin e kaluar
Prindërit në Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuar për cilësinë e formulave për fëmijë pas problemeve të cilësisë.
Në Shkurt, Abbott Laboratories, furnizuesi më i madh i qumështit pluhur në Shtetet e Bashkuara, tërhoqi nga tregu disa formula për foshnjat për shkak të problemeve të cilësisë dhe mbylli fabrikën e saj në Michigan, duke shkaktuar një mungesë që vazhdon deri më sot.
Ndërkohë që fabrika në fjalë ka rifilluar prodhimin në fillim të Qershorit, qeveria amerikane po rrit importet e formulës për foshnjat nga jashtë. Prindërit thonë se mbeten thellësisht të shqetësuar për cilësinë e qumështit të tyre pluhur.
Maya Shumaker, nënë e tre fëmijëve, tha se është me fat që ka qumësht gjiri për të ushqyer fëmijën e saj më të vogël, por disa nga miqtë e saj ende po luftojnë për të blerë formula.
“Sa herë që kam hyrë në supermarket shikoj stenda bosh me qumësht formulë. Nuk e kam parë kurrë bosh ashtu. Kam dhembshuri për ata që po përpiqen ta gjejnë atë dhe e di që shumë njerëz po nxitojnë të shikojnë në rrjete sociale për të blerë qumësht formulë, cilësia e të cilave nuk dihet sesi është”.
Sipas raporteve të mediave amerikane, nëntë vdekje të foshnjave që nga marsi i vitit të kaluar janë të lidhura me marrjen e formulës së foshnjave nga kompania Abbott, duke bërë që shumë prindër amerikanë të humbin besimin në cilësinë e markave lokale.
Prindërit janë gjithashtu të zemëruar me mungesën e mbikëqyrjes nga agjencitë qeveritare të SHBA. Është zbuluar se rregullatorët amerikanë nuk kanë kryer inspektime te asnjë prej tre prodhuesve kryesorë të qumështit formulë në SHBA që nga fillimi i shpërthimit të Covid-19 deri në Korrik 2021.
“Reuters” rapoton gjatë muajve të fundit brenda qumështit formulë janë gjetur metale dhe nëse kjo gjë konfirmohet nga FDA do të përbënte një skandal të madh.
Për të lehtësuar mungesën, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së ka lehtësuar procesin e miratimit për qumështin pluhur të importuar. Prindërit e shqetësuar kanë kërkuar nga autoritetet të marrin masa dhe të vendosin procedura të rrepta për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve.
Klan News