Ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler, ka uruar Radmila Shekerinska për zgjedhjen e saj në postin e zëvendëssekretares së përgjithshme të NATO-s.
Ajo e përgëzoi edhe kryeministrin Hristijan Mickoski për qëndrimin pas kandidaturës së saj.
“Urimet e mia më të përzemërta për Radmila Shekerinska, zëvendëssekretaren e re të përgjithshme të NATO-s, dhe Hristijan Mickoski dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mbrojtjen e kandidaturës së saj. Një konfirmim i fuqishëm i ekspertizës dhe përvojës së Shekerinska-s dhe i rolit të Maqedonisë si një partner i çmuar në NATO dhe SHBA”. thuhet në urimin e Ambasadores Ageler. /tvklan.mk