Ambasadori Silvestri: Faktorët politik në RMV të bëhen bashkë në procesin e negociatave

Ambasadori i Italisë në Shkup, Andrea Silvestri, gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik në Shkup, sic njofton KlanM, u ka bërë thirrje faktorëve politik në RMV që të bashkohen në procesin e negociatave.

“Procesi i skriningut tashmë ka filluar, po shkon mirë, nuk guxojmë ta nënçojmë faktin se ky process do të jetë afatgjatë, do të kërkojë ndryshime të caktuara legjislative, jo vetëm ndryshime kushtetuese, respektivisht kujdesi që i jepet ndryshimeve eventuale në Kushtetutës, por duhet të pranohet se disa të drejta të caktuara duhet t`u jepen të gjitha bashkësive etnike, sipas shembullit të Kroacisë. E dijmë se për disa ndryshime do të duhen edhe votat e shumicës në Kuvend” – ka deklaruar Ambasadori Silvestri.

Ai ka rikujtuar se negociatat me BE-në vazhdojnë, sic percjell KlanM, implikojnë shumë reforma, që do të jenë në interesin e qytetarëve, duke bërë thirrje që të gjithë faktorët politik në vend, të bashkohen në procesin e negociatave dhe t`i bashkojnë forcat për reformat e nevojshme. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share