Ambasadori i ri i SHBA, Kostelancik flet shqip/ Eksperti: Është një kartëvizitë, njohës i mirë i Ballkanit

I emëruari i presidentit Biden si ambasadori i ri i SHBA-së në Tiranë, David J. Kostelancik ka marrë konfirmimin unanim nga Senati Amerikan. Kostelancik do të zërë vendin e ambasadores aktuale amerikane Yuri Kim.

Për të folur mbi emërimin e ambasadorit të ri në SHBA-së në Shqipëri, eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni ka zhvilluar një lidhje direkte për Klan News.

Pyetje: Më bëri përshtypje tek CV fakti që ambasadori i ri flet shqip. Duke marrë parasysh se sa e rëndësishme është gjuha diplomatike, kjo do e ndihmojë apo përcjellja e mesazheve është e pangatërrueshme si nëse e flet shqipen apo nëse është një reagim në gjuhën angleze?

Adrian Shtuni, ekspert sigurie: Mesazhi do të kalojë sido që të jetë në çfarëdo gjuhe, por unë mendoj që të flasësh gjuhën e vendit ku ke për të shërbyer është një kartëvizitë mjaft e mirë sepse krijon një ide se është investuar për njohuritë për vendin specifik dhe nuk është dikush, i cili nuk i ka idenë e zhvillimeve kulturore të vendit apo është thjesht dikush që është atashuar aty dhe thjesht mund të rrijë për disa kohë, por Kostelancik është njohës mjaft i mirë i Ballkanit dhe në Shqipëri ka qenë 2 vjet dhe ka ardhur në Shqipëri disa herë dhe është i angazhuar me çështjet e Europës. Përparësitë që ka parashtruar gjatë intervistës në Senat, përparësitë e tij kanë qenë mjaft të ngjashme me ato të Kim, forcimi i institucioneve demokratike dhe do të vijojë fokusi i veçantë tek reforma në drejtësi e pastaj është edhe partneriteti për mbrojtje dhe forcimi i klimës së biznesit. Janë pak a shumë të njëjtat prioritete, por të flasësh gjuhën e vendit, është gjithmonë një plus./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share