Ambasadori i Kosovës i shkon për përhair Xhaferit, rikonfirmohet vazhdimi i bashkëpunimit

Ambasadori i Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja, ka shkuar sot në zyrën e kryeministrit të ri, Talat Xhaferit, me të cilin ka zhvilluar një takim zyrtar, raporton Gazeta Sinjali.

Nëpërmjet një njoftimi për media, bëhet e ditur se në takimin urues mes Qehajës dhe Xhaferit, është rikonfirmuar vazhdimi i bashkëpunimit edhe në kapacitetin e ri në funksion të dinamizimit të agjendës bilaterale.

“Nga takimi urues i Ambasadorit Qehaja me Kryeministrin e ri Talat Xhaferi rikonfirmuam vazhdimin e bashkëpunimit edhe në kapacitetin e ri në funksion të dinamizimit të agjendës bilaterale. Të dyja vendet tona kanë vizion dhe vlera të qarta pro evropiane të cilat do të vijojmë ti kultivojmë së bashku”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, krahat marrëveshjeve të mëparshme, pritet edhe zbatimi i marrëveshjes për krijimin e pikave të përbashkëta kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Jazhincë – Glloboqicë.

“Krahas një numri të madh të marrëveshjeve, presim me padurim zbatimin e marrëveshjes për krijimin e pikave të përbashkëta kufitare Hani i Elezit-Bllacë dhe Jazhincë-Glloboqicë, marrëveshje kjo e nënshkruar rishtazi nga të dyja Ministritë e Brendshme që pritet të lehtësoj qarkullimin e qytetarëve”, thuhet më tej në komunikatë.

Kujtojmë se kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, të hënën e 29 janarit ka marrë zyrtarisht detyrën nga paraardhësi i tij, Dimitar Kovaçevski.

Qeveria teknike do të funksionojë për 100 ditë dhe do të ketë mandat për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare, më 8 maj.

Pjesë e Qeverisë teknike është edhe partia opozitare maqedonase, VMRO DPMNE, e cila në kabinetin e Xhaferit do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe ka edhe tre zëvendësministra me kompetenca të veçanta.

Pavarësisht se është pjesë e Qeverisë, VMRO DPMNE-ja të dielën, më 28 janar, nuk votoi për ekzekutivin teknik.

Kjo parti edhe të hënën doli me akuza për personalitetin e Xhaferit të Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili e kishte nominuar për postin e kryeministrit.

Kjo parti akuzoi edhe Lidhjen Social Demokrate (LSDM) “për dëmtimin e interesave maqedonase”.

Për zgjedhjen e ekzekutivit, votuan 65 deputetë, tre ishin kundër dhe nuk pati abstenim.

Për Bashkimin Demokratik për Integrim mbështetësit e këtij subjekti, zgjedhja e Talat Xhaferit për drejtimin e Qeverisë teknike, “është arritja më e madhe të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share