‘NGA SHTATORI PARA GJYKATËS TË GJITHA LËNDËT QË JANË ME INTERES PËR PUBLIK’
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski në takimin e realizuar me ambasadorin Geer e ka njoftuar se në shtator dhe tetor në rendin e ditës para Gjykatës do të jenë të gjitha lëndët që janë me interes më të gjerë publik. Me qëllim të përmirësimit të funksionimit të Gjykatës.
‘Kryetari Kostadinovski e informoi ambasadorin për reformat që do t’i zbatojë Gjykata Kushtetuese nga shtatori me zbatimin e ligjit të ri. Theksi u vu në dispozitat që do të nxisin përshpejtimin e procedurave dhe raportimin e gjyqtarëve dhe kryetarit para Gjykatës për kohëzgjatjen e procedurës” – thone nga Gjykata Kushtetuese.
Kostadinovski njoftoi edhe për risi në Aktin e ri të gjykatës e cila ka të bëj me procedurën në të cilën Gjykata Kushtetuese do të mund të caktojë afat specifik për miratuesin e rregullores për heqjen e dispozitave problematike kushtetuese për të shmangur vakum ligjor.
“Ambasadori David Geer tregoi interes për diskutimet për Ligjin për Gjykatën Kushtetuese si dhe për paraqitjen e një padie kushtetuese dhe shprehu mbështetje të fortë për përpjekjet që Gjykata Kushtetuese bën për promovimin e transparencës”.
Në njoftim thuhet se Ambasadori Ger konfirmoi miratimin e Konkluzionit me të cilin Gjykata Kushtetuese paralajmëroi se ndërprerja e funksionit të gjyqtarit kushtetues jashtë dispozitave kushtetuese është shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe shkelje e pavarësisë dhe autonomisë së Gjykatës”. /tvklan.mk/