Ambasadorët apel Kurtit: Të zbatohet asociacioni

Hovenier: Qeveria të punojë me SHBA-të

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it të akredituar në Kosovë kanë takuar kryeministrin Albin Kurti dy ditë pas arritjes së marrëveshjes me palën serbe për planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve si dhe udhërrëfyesin për zbatimin e tij.

“Ne i mirëpresim të dyja marrëveshjet e arritura. Ne kemi një kërkesë standarde që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit. Pritjet e ShBA-së mbesin ato që janë: Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen përfshirë edhe Asociacionin”, tha Hovenier.

Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka përkrahur këtë marrëveshje e cila sipas tij është hap kyç drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Për takimin e Ohrit në seancën e Kuvendit para deputetëve do të raportojë kryeministri Albin Kurti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se takimi i Ohrit e shpërfaq mashtrimin 15-vjeçar të Kurtit.

Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar protesta për 25 mars kundër marrëveshjes së Ohrit pasi sipas tyre kryeministri Kurti nuk kishte mandate për këtë marrëveshje.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share