Ambasada amerikane në Tiranë ka zbardhur takimin mes diplomates Yuri Kim me kreun e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Në një njoftim në rrjetet sociale thuhet se Kim dhe Rrumbullaku diskutuan bashkëpunimin në rritje SHBA-Shqipëri në zbatimin e ligjit kundër rrjeteve kriminale, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike.
“Ambasadorja Kim dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Shqiptar Rrumbullaku diskutuan bashkëpunimin në rritje SHBA-Shqipëri në zbatimin e ligjit kundër rrjeteve kriminale, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike. Ambasadorja theksoi rolin vendimtar të Policisë së Shtetit në sigurimin e një procesi të sigurt dhe të hapur në zgjedhjet e ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjin shqiptar”, njoftoi ambasada amerikane./tvklan.al