Alternativa: Keqpërdorimin e balanserit na solli BDI-ja, ne gjithmonë ishim kundër

Këshilltari komunal nga radhët e Alternativës dega në Kumanovës, Driton Sulejmani ka reaguar ndaj pres konferencës së këshilltarëve të BDI-së dega në Kumanovë.

Sulejmani ka sqaruar se gjithmonë kemi qenë kundër keqpërdorimit të balanserit në procesin e punësimit. Por kjo praktikë është realizuar nga BDI-ja.

Ky është reagimi i plotë i Driton Sulejmanit:

Opinioni ishte dëshmitar i akuzave të pabaza ndaj partisë Alternativa dhe mua si këshilltar nga kjo parti në Këshillin e Komunës së Kumanovës.

Dëshiroj ta njoftoj opinionin se:

1.Procesi i punësimit në administratë realizohet nga Agjensioni për administratë, ku komuna ka anëtarë të Komisionit por nuk është i vetmi. Detyra primare e Komunës është të shpall konkursin kurse zbatimin e bën Agjensioni për Administratë;

2. Është evident keqpërdorimi i balanserit por ky konkurs nuk është rast i izoluar, kjo ndodh gjithandej në çdo institucion për arsye se këtë e mundëson ligji aktual dhe rregulloret. Padyshim se duhet me urgjencë të ndryshoj ky ligj por këtë detyrë e ka Qeveria dhe Kuvendi i RMV. Mos-keqpërdorimin e balanserit e kemi kërkuar me ngulm në kohën sa ishim në qeveri, por edhe tani.

3. Alternativa në zgjedhjet e fundit lokale ka dalë me premtime para votuesve me ofertë për projekte të cilat do ta përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve, e asnjëherë nuk kemi premtuar punësime partiake në administratën komunale e institucione tjera lokale. BDI thotë se pse nuk kemi reaguar për arsye se janë mësuar që punësimet ti bëjnë ekskluzivisht partiake, kurse edhe marrëveshjet qeverisëse me kryetarët e komunave i kanë pasur vetëm në këtë drejtim dhe për interesa personale të disa individëve, për këtë arsye lagjet shqiptare deri tash i kemi në këtë gjendje dhe emigrimi është masiv” – thuhet në kumtesën e Alternativës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share