Alternativa apo Besa? – Ibrahimi tregon se kush e mori guximin i pari!

Ish ushtarë të UÇK-së, afaristë e njerëz që nuk janë të kyçur diretk në politikë, kanë qenë ata që kanë marrë hapin për t’i afruar mes tyre dy subjektet politike, tani opozitare, Levizjen besa dhe Alternativë. Këtë e konfirmoi në Klan Debat, Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa, i cili nuk deshi të përmendë emra konkretë. AI pranoi se pas ndarjes në vitin 2017 kanë pasur hatërmbetje të mëdha mes tyre.

“Insistimi i tyre ishte që të bëhet një front i përbashkët opozitar. Kemi edhe shumë miq të përbashkët të Kosovës, që insistonin në këtë. Ajo ishte , si të thuash, nxitja, por pjesën reale operative e bëm vetë.  Ne nuki ishim në shkalln e vëllavrasjes që të mos mund të komunikonim. Ishte thjesht një hatërmbetje për një sërë keqkuptimesh që ndodhën në vitin 2017 dhe 2018”, sqaroi Ibrahimi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share