Le të hamendësojmë dy histori kur bëhet fjalë për gjetjen e një thesari. “Një ushtar gërmon dheun në pyll dhe fut brenda gropës gjërat e tij me vlerë, e mëson përmendësh vendodhjen”, ose “Një tregtar i rraskapitur nxiton në pyll dhe bie në gjunjë. I frikësuar, ai i varros thesarin e tij.”
Sido që të jetë, një gjë është e sigurt. Kushdo që varrosi thesarin nuk u kthye më. Ky mister lidhet me një thesar të zbuluar së fundmi në Livorno të Italisë. Ishte një alpinist i cili teksa po ecte në pyll, vuri re një shkëlqim mes gjetheve. Ai u afrua dhe zbuloi disa monedha shumë të lashta. Menjëherë pas kësaj u thirrën për të hetuar autoritetet lokale arkeologjike.
Shumica e monedhave u gjetën së bashku me e disa të tjera të shpërndara në zonë.
“Monedhat janë fshehur padyshim,” tha për LiveScience, Lorella Alderighi, arkeologja që hetoi gjetjen.
“Ata përbëjnë një thesar. Mënyra më e lehtë për të fshehur gjërat me vlerë ishte t’i varrosje nën tokë, larg shtëpive ku askush nuk mund t’i gjente. Monedhat më të vjetra ishin rreth vitit 157 p.e.s., me më të rejat nga viti 82 p.e.s”, u shpreh ajo.
Monedhat korrespondojnë me një periudhë historike shumë të trazuar, për perandorinë e lashtë Romake. Perandoria ishte në mes të luftës së saj të parë civile në shkallë të gjerë.
“Këto monedha mund të kenë qenë kursimet e një ushtari që kthehej në shtëpi [gjatë] shërbimit ushtarak,” u shprehën arkeologët.
Livorno është rreth 200 milje në veriperëndim të Romës përgjatë bregut të Detit Mesdhe./tvklan.al