Më 26 shkurt 2025, rreth orës 16:40, në SPB Tetovë u raportua se një grup alpinistësh nga Republika Çeke, të vendosur në një zonë malore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, kërkuan ndihmë pasi njëri prej tyre, J.S., kishte pësuar lëndime në këmbë.
Ekipi i shpëtimit u mobilizua menjëherë dhe, duke përdorur një ratrak, arriti t’i gjejë alpinistët në orën 18:10. Ata u kthyen në Kodrën e Diellit, ku i lënduari u transferua në Qendrën Urgjente të Tetovës për trajtim mjekësor.