KF Shkëndija në pritje të garave europiane në Konferencë Liga dhe kampionatin e ri 2023/2024, vazhdon përgatitjen sipas plan programit të stafit teknik që drejtohet nga Ardian Nuhiu. Ekipi gjithashtu tani më ka sjell edhe pesë përfocime si Ardian Limanin, Endrit Krasniqin, Mevlan Adilin, Zija Merxhanin dhe së fundit edhe boshnjakun Almir Aganspahiq, sulmuesi 26 vjeçar i cili vjenë nga ekipi Çukariçki i Beogradit, ka firmos kontratë dy vjeçare .
Ai pasi që i ka kaluar me sukses kaloi ekzaminimet mjekësore, pas çka edhe zyrtarisht është konfirmuar si anëtar i ri i Shkëndijës, menjëher i është bashjkangjitur ekipit në përgatitje në Rogla të Sllovenisë. Në pronocimin e tij të parë pë faqen zyrtare të klubit kuqezi, Almir Aganspahiq ka deklaruar.
„Mund të them se kam ardhur në një klub shumë të organizuar i cili funksionon vërtet shumë mirë. E shoh se skuadra është shumë e mirë dhe me padurim pres të fillojë ndeshja dhe të nisë kampionati dhe Evropa. Kur kam pyetur për klubin më kanë thënë se ekziston një presion i caktuar. E imja është të zë vend në ekip dhe të tregoj paraqitje sa më të mira dhe sigurisht me golat e mi të realizojmë qëllimet e vendosura,“ është shprehur mes tjerash Almir Aganspahiq.
Sulmuesi shtatlartë (1.89 cm) ishte pjesë e Çukariçkit, derisa luajti si huazim te Sumgayit në Azerbajxhan. Në Serbi luajti edhe ne Novi Sad-in, në Bosnje e Hercegovinë me Çelik Zenica, Krupa, Mladost Kakanj, Olimpik dhe Sarajevën, ndërsa është paraqitur edhe me Raufoss IL në Norvegji dhe Osijekun e Kroacisë. /KlanMacedonia/