Aliu për administratën shtetërore: Ka institucione që nuk e dinë se çfarë shërbimesh japin

Në Maqedoni ka institucione që as nuk e dinë se çfarë detyrash kanë, porka edhe të tilla që kryejnë shumë shërbime, por nuk kanë kapacitett njerëzore. Prandaj, sipas ministrit Azir Aliu, duhet të bëhet optimizimin e institucioneve.

“Me optimizim nënkuptohet mobilizimi i kapacitetev si të infrastrukturës ashtu edhe të kapaciteteve njerëzore nga një institucion në institucionin tjetër, me qëllim që rezultati të jetë një administratë publike që jep shërbime në kohë reale dhe administratë publike, e cila nuk do të keqpërdorë”, tha në Klan Debat, Azir Aliu./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share