Azir Aliu nga koalicioni VLEN, i ftuar në emisionin Debat Plus, ka theksuar fenomenin e projektimit të identiteteve të ndryshme politike dhe ka kritikuar normalizimin e koncepteve të kundërta si demokracia dhe provincializmi, duke argumentuar se nuk mund të mbahen të gjitha këto identitete njëkohësisht.
Aliu ka vënë në dukje se koalicioni VLEN është një bashkim i katër partive me një fokus të qartë në çështjet shqiptare. Ai ka shtuar se LSDM dhe BDI kanë krijuar një program qeveritar në qeverinë e fundit, duke lënë të kuptohet se ka ende shumë për të dëshiruar në lidhje me pozicionin dhe trajtimin e shqiptarëve në Maqedoni.
“Fenomeni projektues tek ne është shumë i theksuar, dhe aspekti i normalizimit të abnormales dhe anasjelltas është shumë i theksuar pra sot nuk mund të thiremi edhe demokrat, edhe liberal, edhe patriot edhe qytetar europianë, ose provincial, nuk mund t’i bësh në të njëjtën kohë.
Ne jemi një bashkim i katër partive që në fokus kanë çështjet shqiptare, dhe në anën tjetër kemi një kllaster që qasjen ndaj problemeve e kanë ndryshe, sepse ende ka shumë për të dëshiruar për shqiptarër në Maqedoni.
Kryesisht partitë Maqedonase kanë pasur brenda vllehët, romët, dhe turqit, dhe kanë krijuar programin qeveritar në përputhje me koalicionin që e kanë brenda. Në këtë rast LSDM dhe BDI në qeverinë e fundit krijuan një program qeveritarë. Kur krijohet pastaj programi 4 vjeçar aty implementohen proceset që e tangojnë popullin shqiptarë atje”, tha Aliu./tvklan.mk/