I ftuar në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia, analisti politik Qenan Aliu, tha se provokimet që kanë ndodhur ditën e djeshme në tubimin e Frontit europian kanë qenë si përgjigje ndaj provokimeve raciste të Mickoskit me 61-shin. Megjithatë ai theksoi se ka pasur edhe mënyra të tjera më diskurse më konstruktive për t’u përgjigjur ndaj reagimeve nga të dyja palët.
Sipas Aliut provokimiet ndaj Mickoskit nuk janë të gabuara, sespe ndaj të gjitha prvokimeve raciste që ai ka bërë është dashur që të denigrohet me mesazhe të forta politike.
“E kam të vështir të komentoj deklarata të tilla sepse jeta më ka bërë të njoh liderë të mëdhenj. Nuk është kontestuese kjo në një farë populizmi që thotë Ahmeti, normalisht që ka qenë një provokim, por akoma më absurd ka qenë regimi i Mickoskit. Unë nuk dua që njerëzit që nuk merren me këtë punë të mendojnë se është diçka shumë e madhe, të gjitha janë konstrukcione politike, prandaj unë nuk mundem të komentoj këto diskurse. Nuk kamë parë liderë që flasin për gurabije dhe keksa, si dhe me qumësht si zoti Mickoski. Kjo bëhet e gjitha për pikë politike, dhe ndoshta edhe është dashur t’i reagohet Mickoskit sepse 61-sh ishte provokim racist. Unë nuk them se nuk duhet t’i përgjigjen por ka mënyra të tjera që mund t’i përgjigjen, dhe ai meritonte edhe më shumë të degradohet”, tha Aliu./Tvklan.mk/