Aliti: Me riorganizimin e institucioneve shtetërore do të ulet numri i drejtorëve, jo i punonjësve

RIORGANIZIMI I INSTITUCIONEVE SHTETËRORE

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Ekonomisë janë ministritë e para që marrin pjesë në pilo-procedurën për riorganizim në kuadër të IPA-projektit, të financuar dhe mbështetur nga Bashkimi Evropian, ku merr pjesë e gjithë Qeveria e RMV-së.

Me procedurën e riorganizimit janë bërë analiza të të gjithë 17 Ministrive, për të siguruar zhvillimin e politikave, llogaridhënie, mbikqyrje dhe kontroll, dhe do të jenë nën ombrellën e Ministrave. Me këtë, sipas Kryetares së Transparency International Maqedoni, Sllagjana Taseva, do të shmanget praktika e krijimit të institucioneve të pavarura jashtë ligjit.

Në praktikë, sipas Ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Adimirim Aliti, kjo do të thotë se disa institucione dhe agjenci do të bashkohen në një. I pyetur nëse kjo do të thotë ulje e numrit të punonjësve, Ministri është përgjigjur se do të ulet numri I drejtorëve dhe anëtareve të këshillave drejtuese.

“Punonjësit do të transferohen. Me riorganizimin asnjë i punësuar nuk do të largohet për shkak se në pushtetin qendror kemi deficit punësimesh, kështu që ka mundësi të ketë shpërndarje, por punonjësit do të mbeten. Do të ketë drejtorë që sot janë drejtor, kurse në 2024 posa ai institucion të mos ketë drejtor, nuk do të jenë drejtorë” – deklaroi Admirim Aliti, ministër për Shoqëri Informatike dhe Administrate.

Mirëfunksionimi i institucioneve është mbi të gjitha parakusht për krijimin dhe zbatimin e suksesshëm të politikave që nxisin zhvillimin social-ekonomik në vend – tha Zv/Kryeministri I Parë, Artan Grubi, duke shtuar se Qeveria mbështet riorganizimin e institucioneve shtetërore. Sipas tij, pas përfundimit të pilot-projektit, Qeveria është obliguar që ta nis procesin e riorganizimit nga Janari i vitit 2024. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share