Komandanti Zjarrfikësve Tetovë, Uka Aliti në emisionin Klan Debat tha se:
”Zjarri në Tetovë ka qenë një rrezik i madh siç tha edhe drejtori Angellov, ku mund të kishte dalë nga kontrolli dhë të rrezikohej gjithë qyteti nga shpërthimet. 25 orë gati përballje me zjarrin sepse kishte edhe lloje të materialeve që digjeshin nuk mund të shuheshin nga uji, kemi përdorur një lloj shkume, ishte rrezik se mund të binte çdo kohë të shembej depoja, ishte aq tmerr por më në fund ia dolëm ta shuajmë tërsisht” – tha Uka Aliti. /Klanmacedonia/