Aliti: Entuziazmi i danezëve u shndërrua në zhgënjim pas barazimit të Sllovenisë – Trajneri Kasper Hjulmand mori kritikat më të ashpra

Në lidhje direkte nga Kopenhaga gazetari Adnan Aliti për emisionin Euro Klan 2024, tha se në një atmosferë të mbushur me entuziazëm dhe pritje të larta, tifozët danezë u mblodhën në sheshe për të ndjekur ndeshjen e tyre në Euro 2024. Megjithatë, gëzimi i tyre u shndërrua në zhgënjim pasi Sllovenia dominoi pjesën e dytë të lojës dhe arriti të barazojë rezultatin.

Aliti tha se kritikat u drejtuan kryesisht nga trajneri i ekipit danez, i cili u përball me një skuadër që nuk është më ajo e katër viteve më parë. Pavarësisht se disa nga lojtarët veteranë mbeten, mungesa e alternativave të reja ishte e ndjeshme.

“Pamjet që i dërgova ma herët tregonin entuziazmin e madh të danezëve para se të fillonte ndeshja, në të gjitha sheshet ishin tubuar qindra mijra njerëz për të ndjekur ndeshjen. Edhe pse pritshmëritë ishin tepër të larta danezët u zhgënjyen, veçanërisht në pjesën e dytë ku Slloveina dominoi totalish në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë, ku kishin shumë avantazh të kalonin në epërsi dhe danezët të ngelnin pa asnjë pikë.
Ky rezultat nuk është një rezultat i dëshiruar nga ana e danezëve, sepse pasi përfundo ndeshja e vrejtëm edhe nga publiku, edhe nga lojtarët të cilët u lanrguan nga fusha në mënyrë shumë të zhgënjyer. Të zhgënjyera ishin edhe mediat dhe komentet me sa pashë unë pas kësaj loje, sepse si duket të gjithë fajin ia vendosin trajnerit të ekipit, por sigurisht edhe trajneri nuk kishte alternativë tjetër, sepse Danimarka nuk është ajo Danimarkë e para katër viteve, ndoshta janë disa lojtarë të njejtë por i kanë plus katër vite më shumë, dhe shumica e tyre kanë kaluar në anën e veteranëve të futbollit danez. Kurse alternativa të reja nuk ka përveç se qendërsulmuesit Hoyland që luan në Manchester United, të gjitha pritshmëritë ishin që ai të shënonte edhe një gol më tepër por ai qe i padukshëm në ktë ndeshje”, tha Aliti. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share