Sporti është shndërruar në agjendë të rëndësishme të shoqërisë moderne. Kështu mendon sociologu Ali Pajazit i ftuar në emisionin MundoKlan me gazetarin Rean Saiti. Pajaziti veçoi Luka Modriçin si një lojatr të veçantë, i cili me magjinë që ia jep futbollit është krenari për Kroacinë, por edhe për ballkanasit në përgjithësi. Atmosfera dhe arritja në një botëror të tillë, për Pajazitin do të thotë shumë.
“Shumë ekipe marrin pjesë, disa janë fitues, por me rëndësi është që e ndjejnë atmosferën… Sporti, shikuar në aspektin sociologjik, është i lidhur me nacionalizmin dhe me krenarinë kombëtare./KlanMacedonia