Në Bashkinë e Tiranës është mbajtur sot ceremonia për shpalljen e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti “Qytetar Nderi”.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se është nder që në mesin e dida figurave të spikatura nga Tirana për këtë çmim, është dhe Ali Ahmeti, duke vlerësuar kontributin e tij në luftë dhe në paqe.
“Nder që sot të shpallim Qytetar Nderi Ali Ahmetin, duke e ditur që Tirana i ka zgjedhur me pikatore këto figura, janë të paktë por me vlerë. Nuk është vetëm Tirana që nderon sot Ali Ahmetin, burrin që ka shqiptarinë mision, por janë të gjithë shqiptarët. Ali Ahmeti, vëllut ynë ai guximtar i viti 1981, përiudhës së luftës në Kosovë e Maqedoni, Ali Ahmeti i Marrëveshjes së Ohrit, zëri për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kryetarin e partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni. Ali Ahmetin nuk e ndali as burgu, as lufta për idetë e tij. Njerëz si ai meritojnë fjalët patriot dhe atdhetar”, tha Veliaj. /Indeks.mk