Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot feston ditëlindjen e 65-të.
Për ta uruar, bashkëpartiaku i tij, Artan Grubi, ka zgjedhur një video kur Ahmeti bashkë me këngëtarin Ilir Shaqiri këndonin këngë me çifteli.
Grubi, i cili është edhe zëvendëskryeministër i parë i Maqedonisë së Veriut, e quajti Ahmetin “rilindasi i fundit”.
“Të rrallë janë njerëzit të cilëve ju shkon pas historia dhe që bëjnë histori duke e ndërtuar të ardhmen. E paçim me jetë rilindasin e fundit, në krye të kombit, gjithmonë në rrugë të drejtë! Ali Ahmeti, me çdo gjë të shenjtë të shqiptarisë në supet e tija, sot mbush 65 vjeç”, ka shkruar Grubi në Facebook.
Ahmeti lindi më 5 janar 1959 në Zajaz të Kërçovës.