Kreu i BDI, Ali Ahmeti nga selia partiake në Reҫicë të Vogël duke publikuar rezultat nga votimi brendapartiak tha se ky proces për herë të parë po instalohet në rajon po edhe në vend.
“Jam njeriu më krenarë në këtë vend. Sepse kam insistuar që BDI-ja të demokratizohet, BDI-ja të bëhet pjesë e pranueshme për cdo qytetarë që ai të shohë mundësinë të shoh garën, konkurencën sepse kështu rritet vlera. Kështu forcohet demokracia. Sot është zhvilluar gara brenda BDI-së, këtu në këtë garë nuk ka hatërmbetje sepse përsëri je I shtëpisë. Përsëri je vajz, djal, gura, burrë I një procesi 20 vjecarë që ke siguruar fitore për 20 vite, për cerek shekulli. Kjo nuk është punë e vogël. AS nuk është punë e vogël të hapësh procese të reja, të zhvillosh garë të brendshme”, tha Ahmeti
Deklaroi se për këto zgjedhje dhe në këtë proces janë regjistruar 10.423 anëtarë prej të cilëve sipas ahmetit votuan 75%.