“Kot e kanë, pa BDI s`ka institucione stabile”
BDI-ja po sulmohet nga të gjitha anët – ka deklaruar Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në Çair me rastin e zgjedhjes së përbërjes së re të degës partiake të Çairit, njofton KlanM.
Lideri i integristëve tha se BDI-ja është çelësi i funksionimit të shtetit dhe nuk mund të rrënohet lehtë, sic percjell KlanM, pasi ka lindur nga UÇK-ja dhe gjaku I dëshmorëve, e jo nëpër sallone dhe studio televizive.
“Qëllimi ishte që substancën organizative themeltare në këtë vend ta dëmtojnë, sepse BDI-ja është strukturë. Jo që ka lind në sallone, jo që ka lind në ekrane televizive. BDI ka lind nga fronti, ka lind nga UÇK-ja, ka lind nga gjaku, nga djersa, nga të gjithë ata njerëz që kanë vuajtur burgjeve, që i kemi larë me gjak nga Gjevgjelia deri në Jesenicë”, deklaroi Ahmeti.
Ahmeti rikujtoi se sulme të ngjashme kundër BDI-së kanë ardhur edhe nga LSDM-ja dhe se këto sulme aktuale që vijnë nga VMRO-DPMNE-ja, sic percjell KlanM, bëhen për shkak se BDI është parti kyçe, pa të cilën, institucionet nuk do të ishin stabile.
Ai kishte një mesazh për ata që sulmojnë partinë e tij.
“Prandaj, kot e kanë të gjithë ata që përpiqen përmes gënjeshtrave, shpifjeve të rrënojnë BDI-në. Kurrën e kurrës. Kurrën e kurrës këtë as që mund ta përjetojnë, as nuk mund ta shijojnë, sepse ua thajmë pështymën…”, tha Ahmeti.
Pas takimit në Çair, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, është deklaruar përmes Facebookut. Duke i uruar suksese në misionin përbërjes së re të degës së Çairit, sic njofton KlanM, Ali Ahmeti rikujtoi se bashkërisht kanë kaluar dy dekada veprimtari të suksesshme me misione jetike të përmbushura për barazi dhe jetë më cilësore, duke u zotuar, sic tha, se janë të gatshëm të vazhdojnë të shkruajnë kapitujt e rinj të ardhmërisë europiane./KlanMacedonia