Aleksandar Trumçi arrin akordin me Shkëndijën e Tetovës

Aleksandër Trumçi do të vijojë karrierën te Shkëndija e Tetovës. Mbrojtësi 23-vjeçar, i cili së fundmi ishte pjesë e Bylisit, do të hedhë një hap të rëndësishëm, duke u bashkuar me tetovarëve në elitën e futbollit maqedonas.

Lajmin e ka publikur klubi I futbollit Bylis në rrjetin social fejsbuk ku thuhet:

“FK BYLIS njofton shitjen e njërit prej lojtarëve të spikatur në klubin tonë, 22-vjeccarin Aleksander Trumci. Pas 4-sezoneve, na duhet që të ndahemi me një nga titullarët e rëndësishëm të familjes bardhekuqe, pasi janë finalizuar me sukses tratativat mes klubit tonë dhe klubit Shkëndija e Tetovës, së Maqedonisë së Veriut. Ditën e hënë, lojtari do të kryejë edhe mjekësore, për t’u prezantuar më pas në klubin e ri.
FK BYLIS e falënderon Trumcin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese me klubin e ri dhe në karrierë!”

Sipas të përditshmes sportive “Panorama Sport”, kuqezinjtë kanë paguar 50 mijë euro për të siguruar shërbimet e Trumçit, ndërkohë që klubi ballshiot do të mbajë 20 % të kartonit në rast rishitje të futbollistit.

Këtë sezon që sapo u mbyll, 23-vjeçari regjistroi 29 sfida në Kategorinë e Parë, ku gjeti edhe 2 herë rrugën e rrjetës.

Në të kaluarën Trumçi ka qenë pjesë edhe e Veleçikut, teksa prej vitit 2020 ishte bashkuar me Bylisin.

Trumçi te skuadra kuqezi pritet të prezantohet të shtunën kur edhe fillojnë përgatitjet për garat europiane në Konferencë Ligë dhe sezoni i ri i futbollit 2024/2025. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share