“Aleanca në vijë të njejtë me Vuçiqin” – Ibrahimi : Edhe Ziadin Sela ka kërkuar Asociacion në Maqedoni

Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa ka arsyetuar idenë e tij për Asociacion të komunave shqiptare në Maqedoni. Sipas tij, Aleanca për Shqiptarët po kundështon pa ide, kuturu sepse siç thotë ai, i vetmi që nuk është i lumtur për këtë ide është Vuçiqi dhe në këtë aspekt, sipas tij, edhe ASH është në të njejtën linjë me presidentin serb, përcjell KlanM.

“Nuk e di çka kundërshtojnë, por edhe ish lideri i ASH-së gjatë zgjedhjeve lokale ka deklaruar se nëse i fitojmë zgjedhjet do të kërkojmë të krijohet Lidhja e komunave shqiptare, një union, një Asociacion, një bashkësi e komunave shqiptare. Tani, i bie se Vjollca ose e kundërshton ish liderin e saj, ose ata si parti janë penduar dhe nuk duan ta kujtojnë fare që e kanë thën atë”, deklaroi Ibrahimi në Klan Debat./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share