Para pak çastesh ka arritur në Shkup, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ku pritet të takohet me homologun e tij në Maqedoninë e Veriut, Dimitar Kovaçevski, përcjellë Klan M.
Në takimin e sotëm pritet të diskutohen shumë tema ndërmjet dy vendeve si dhe përforcimi i raporteve fqinjësore. Nuk dihet ende nëse Kurti do të takohet edhe me liderë tjerë në vend, sidomos të partive shqiptare.
Kryeministri Kurti vjen në RMV, menjëher pas takimit që kishte në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçic në Bruksel. /KlanMacedonia/