PETROVSKA: INSTITUCIONET ME MË SHUMË SERIOZITET T’I QASEN PROBLEMIT
Kryeministri Dimitar Kovaçevski i ka quajtur procedurë normale thirrjet e ambasadave të huaja që qytetarët e tyre të kenë kujdes gjatë udhëtimit në Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri ka njoftuar se do të mbahet një takim koordinativ I shërbimeve të sigurisë, ku do të bisedohet për situatën rreth alarmeve të rrejshme për “bomba”.
“Ne sot do të kemi një takim koordinativ të shërbimeve të sigurisë ku do të bisedohet për këto probleme, edhe pse në nivel ditor po bisedohet dhe sikurse deri tani do të ndërmerren masa për të mbrojtur qytetarët” – tha Dimitar Kovaçevski.
Nga ana tjetër Ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska thotë që instirucionet duhet me seriozitet të punojnë për gjetjen e personit që shkakton frikë e pasiguri tek qytetarët.
“Kemi dyshimet tona se përse pikërisht ka alarme për bomba në vendin tonë por për të ditur saktë se prej çfarë janë shkaktuar dhe cili është qëllimi duhet të gjejmë personin i cili e bënë këtë. Njëra prej supozimeve tona është pozicioni i Maqedonisë së Veriut ndaj konflikitit në Ukrainë. Pa dyshim se ne jemi në anën e drejtësisë në këtë rast me Ukrainën. Por qëllimi kryesor mund të vërehet se është destabilisimi psiqik dhe ndikimi negativ ndaj qytetarëve” – Sllavjanka Petrovska, ministre e mbrojtjes.
Java filloi pa alarme për bomba por vendi me muaj po ballafaqohet me alarme të rrejshme duke shkaktuar frikë e kaos me evakuimin e nxënësëve nga shkolla, punëtorët nga qendrat tregtare e qytetarët nga ndërtesa banimi. /KlanMacedonia/
PËRGATITI: ARBANA Q KLIMENTA