Alarme për bomba në vilën e presidentit, Gjykatën Administrative, muzetë, qendrat tregtare dhe objekte të tjera në Shkup

Në adresat elektronike të disa institucioneve dhe objekteve, në mesin e të cilave edhe në vilën e presidentit të shtetit dhe në Gjykatën Administrative, sot në mëngjes ka pasur kërcënime për mjete të kurdisura shpërthyese. Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, po vijojnë kontrollet antiterroriste.

“Sot (21.2.2023) është raportuar se është dërguar kërcënim për pajisje të kurdisur shpërthyese në Muzeun e Qytetit të Shkupit, Muzeun Historik Natyror, Muzeun Arkeologjik, Muzeun MMB, Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës, QTQ, QT Biser, Flatiron, Xhevahir, Gjykata Administrative, Shtëpia e Presidentit- Vila Vodno, h. Mariot, h. Aleksandar Pallas, QS Boris Trajkovski, Stacioni Hekurudhor Shkup dhe FFM. Menjëherë pas pranimit të denoncimeve janë marrë masa nga punonjësit e policisë dhe po kryhen kontrolle antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve”, bën të ditur MPB.

Dje, siç informoi MPB, alarme për mjete shpërthyese të kurdisura kishte në adresat elektronike në 10 shkolla dhe aeroportin në Shkup, si dhe te katër të tjera në Prilep, për të cilat pas kontrolleve të bëra nga ekipet për kontrolle antiterroriste është konfirmuar se bëhet fjalë për alarme të rreme. /MIA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share