Alarm për bombë të vendosur mëngjesin e sotëm ka pasur edhe në shkollën fillore “Vëllezërit Milladinov” në Kumanovë.
Përveç kësaj shkolle, alarme ka pasur edhe në shkollën fillore “Bajram Shabani” dhe në gjimnazi “Sami Frashëri”. Ekipet e SPB Kumanovë janë në terren, ndërsa bëhet evakuimi i nxënësve dhe mësimdhënësve.
Kryetari i komunës së Kumanovës ka apeluar të mos bëhet panik dhe qytetarët të jenë të qetë.
“Ekipet e SPB Kumanovë në kuadër të MPB-së janë në terren dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve. Nxënësit dhe mësuesit janë evakuuar në mënyrë të sigurtë dhe prindërit dhe qytetarët duhet të jenë të qetë. Gjatë ditës së djeshme në komunë kemi pasur një takim koordinues për ballafaqim me situata krize dhe marrjen e masave” – thekson Maksim Dimitrievski, kryetar i komunës së Kumanovës. /KlanMacedonia/