Alarm te Argjentina, Messi stërvitet i vetëm

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi është duke u stërvitur i vetëm në stërvitjen e së shtunës, vetëm tre ditë para se të debutojë Argjentina në Kampionatin Botëror.

Messi, i cili nuk stërviti të premten, nuk doli me skuadrën. Më në fund, në minutën e 10-të të stërvitjes, argjentinasi doli për të ushtruar …. por i vetëm.

Dhe ky është një lajm i madh në Argjentinë. Filloi të bënte ushtrime i vetëm por pa prekur topin, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

Burime brenda skuadrës sigurojnë se ai do të luajë të martën, se nuk ka ndonjë problem të madh, por alarmet tashmë bien në Argjentinë.

Messi është shpresa e një vendi të tërë. Dhe le të kujtojmë se ai sapo ka kapërcyer disa probleme me një lëndim disa javë më parë.

Dy lojtarë tashmë janë larguar nga kampi stërvitor me lëndime: Nico Gonzalez dhe Joaquin Correa.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share