Alarm për bomba është dhënë në 35 shkolla fillore në Atikë të Greqisë.
E-maile kërcënuese të njëjta janë dërguar në shkollat fillore, duke alarmuar institucionet arsimore e policinë greke.
Po ashtu, mësuesit kanë vënë në dijeni prindër të cilët kanë shkuar kanë marrë fëmijët e tyre nga shkollat.
Sipas informacioneve të para, raportojnë mediat greke, dyshohet se ka qenë një alarm fals.
Megjithatë, ndërtesat janë evakuuar derisa të bëhet kontrolli i plotë i tyre.
Prokuroria e Krimit Elektronik po kryen hetimet përkatëse, si dhe kontrolle nga ekipi i DIAS dhe Veprimi i Menjëhershëm.