Qindra qytete dhe fshatra në Bolivi janë vënë në alarm pasi shirat e rrëmbyeshëm vazhdojnë të bëjnë kërdinë në vendin e Amerikës së Jugut.
Zyrtarët thonë se 33 njerëz kanë vdekur që nga nëntori për shkak të reshjeve, të cilat kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Numri i viktimave është tetë herë më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Zyrtarët po monitorojnë me kujdes një numër digash për të cilat kanë frikë se mund të vërshojnë.