Alarm i kuq në Brazil, vala e të nxehtit ekstrem rrit rrezikun për probleme shëndetësore

Alarme të kuqe janë lëshuar në pothuajse 3 mijë qytete në të gjithë Brazilin, të cilat kanë përjetuar një valë të paprecedentë të të nxehtit. Rekordet janë thyer në disa zona, duke përfshirë edhe Rio de Janeiron, ku temperaturat janë shënuar deri në 52.5 gradë Celsius.

Më shumë se 100 milionë njerëz janë prekur nga i nxehti në Brazil, i cili pritet të zgjasë të paktën deri të premten. Zyrtarët ia atribuojnë atë fenomenit “El Niño” dhe ndryshimeve klimatike.

INMET ka dhënë alarm të kuq për një pjesë të madhe të vendit, që tregon se temperaturat mund të jenë 5 gradë Celsius mbi mesataren për më shumë se 5 ditë dhe mund të përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin.

Moti ekstrem po bëhet më i shpeshtë dhe më intensiv në shumë vende të botës për shkak të ndryshimeve klimatike. Sipas shkencëtarëve, valët e të nxehtit po bëhen më të gjata dhe më intensive në shumë vende dhe kjo pritet të vazhdojë ndërkohë që njerëzit vazhdojnë të lëshojnë gazra serë që ngrohin planetin./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share