Al-Nassr shkarkon trajnerin Garcia

Pakënaqësia e Ronaldos, sakrifikoi teknikun francez

Rudy Garcia u shkarkua nga posti i trajnerit të Al-Nassr. Puna e tij me Cristiano Ronaldon zgjati vetëm pak muaj. Raportohet se jo rezultatet sportive, por më së shumti pakënqësia e portugezit ndaj trajnerit, vendosi për dryshimin në pankinë.

Rudi Garcia e dinte që puna e tij si trajner do të ndikohej që kur Cristiano Ronaldo vendosi të shkonte tek në Al-Nassr. Publikisht Garcia pranoi se do ta kishte ëndërr të trajnonte pesë here fituesin e Topit të Artë, por ëndrra u shndërrua shpejt në një makth.

Thuhet se portugezi dyshonte tek aftësitë e trajnerit. Madje në një rreth të ngushtë ka shprehur mendimin se tekniku nuk po mundet të shfrytëzojë potencialin e skuadrës. Ankesat e Ronaldos me gjasë u bënë zyrtare pas barazimit të fundit pa gola në kampionat dhe klubi nuk vonoi të merte vendimin për shkarkimin e teknikut francez.

Në mediat spanjolle raportohet se sauditët i kanë ofruar 100 milionë Euro për dy sezone Jose Mourinho, ish-trajner i Ronaldos tek Real Madrid, aktualisht tek Roma. E vetmja çështje është që Mourinho nuk mund të largohet nga klubi italian tashmë në javët e fundit të sezonit.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share