Al-Hilal ofron mbi 400 mln Euro në vit. Messi refuzon, dëshiron të luajë në Europë

Klubi Al-Hilal nga Arabia Saudite i ka dërguar sulmuesit të Paris Saint-Germain, Lionel Messi një ofertë me vlerë mbi 400 milionë Euro në vit duke e rritur me më shumë se 100 milionë nga ajo që u përfol në muajin janar.

Por duket se argjentinasi e ka refuzuar duke u shprehur se dëshira e tij është të vazhdojë karrierën futbollistike në Europë dhe për të garuar në Champions League.

Në këto kushte duket se Barcelona është një opsion për kampionin e botës. Në Spanjë janë shumë optimistë për një rikthim të tij. Megjithatë, klubi katalanas është në pritje të raportit të Fair Play Financiar përpara se të bëjë ndonjë ofertë për Messin, të cilit i përfundon kontrata më 30 qershor.

Siç qëndrojnë gjërat, duket sikur e ardhmja e Messit, do të jetë ose te PSG ose te Barcelona. Por merkato e futbollit ka treguar se mund të ketë edhe surpriza.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share